ASH, BDI i bëri lagjet shqiptare të rrezikshme
Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar BDI-në....

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar BDI-në se i ka bërë lagjet shqiptare vendet më të rrezikshme për jetesë, janë bërë vende ku tanimë të vret zyrtari policor dhe ku mbrohen kriminelët.
Kur denoncuam kapjen e sistemit të drejtësisë, zëvendësministri i BDI-së u ankua se opozita po njollos funksionarët shqiptarë.
“Pyesim ish ministrin e policisë, zëvendësministrin e sotëm të policisë dhe gjithë funksionarët e BDI-së, kush i ofendoi dhe turpëroi mbrëmë shqiptarët, kush i rrezikoi shqiptarët nga plumbat e kryeshefave të tyre dhe po i kthen lagjet shqiptare në geto të karteleve kriminale!? Vetingu në drejtësi, polici dhe sferat e tjera është mëse i domosdoshëm, por paraprakisht duhet t’i largojmë nga pushteti këta që pengojnë vetingun dhe forcojnë krimin dhe korrupsionin”, - thuhet në kumtesën e Aleances për Shqiptarët.
