Maqedoni

Parashikimi i motit

25.05.2022 08:51

Këtë të mërkurë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të ngrohtë

Këtë të mërkurë do të vijojë ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme duke sjellë mot të ngrohtë, me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Gjatë orëve të pasdites do të ketë zhvillim vranësirash, reshje të rrëmbyeshme të shiut, bubullima dhe erë të përforcuar në zonat lindore të vendit. UV indeksi do të jetë 8.
 
Temperaturat minimale do të lëvizin në intervalin prej 9°C deri në 15°C, ndërsa ato maksimale do të arrijë prej 29°C deri në 34°C.
 
Në Shkup moti do të jetë i ngjajshëm, gjatë ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë, ndërsa pasdite do të ketë shfaqje të motit të paqëndrueshëm. Temperatura minimale do të jetë 15°C ndërsa ajo maksimale 32°C.
 
Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.