Botë

Kampet e riedukimit të ujëgurëve në Kinë, tortura dhe dhunë e shfrenuar

25.05.2022 11:50

Fotografitë nga kampet qeveritare të riedukimit dhe dokumente të tjera dëshmojnë për internimin e ujgurëve në Kinë...

Një sërë dokumentesh dhe fotografish që kanë dalë online, kanë zbuluar tmerret me të cilat përballen myslimanët ujëgurë në të ashtuquajturat kampet e riedukimi në Kinës.

Të dhënat autentike, të hakuara prej autoriteteve kineze, zbulojnë politikën e pështirë “qëlloni për të vrarë” për ata që përpiqen të arratisen, ndërsa fotografitë e tmerrshme tregojnë të burgosurit e prangosur duke u torturuar.
 
Mes të dhënave mësohet se si mijëra ujëgurë janë arrestuar me akuza të sajuara për “terrorizëm” për të cilat kanë marrë dënime të rënda.
 
Zyrtarët e Pekinit, përfshirë ministrin e Jashtëm Wang Yi, kanë pohuar se kampet janë “shkolla që ndihmojnë njerëzit të çlirohen nga ekstremizmi”.