Maqedoni

Protestë paralajmëruese në Koçan, kërkohet zgjidhje urgjente për deponinë në Beli

25.05.2022 15:09

Në qytetin e Koçanit qytetarët paralajmëruan protestë me thirrjen për heqjen e deponisë së qytetit e cila po tymon për 5 muaj....

Në qytetin e Koçanit qytetarët paralajmëruan protestë me thirrjen për heqjen e deponisë së qytetit e cila po tymon për 5 muaj. Problemi me deponinë është rrezik ekologjik, jo vetëm për banorët e Koçanit dhe fshatrave përreth, por era e tymit po ndjehet edhe në Vinicë dhe Propishtip. Më të rrezikuar janë banorët e fshatit Beli, në afërsi të të cilit gjendet deponia.
 
“Deponia e qytetit tani më 5 muaj pa ndërprerje po digjet, ndonjëherë më pak ndonjëherë me intensitet më të madh. Ne në fshatin Beli jemi në një pozitë që nëse në mbrëmje nuk ka tym, në mëngjes e gjithë fshati është i mbuluar në mjegull, nuk dilet jashtë, ka erë të keqe dhe të djegin sytë.”,- tha një qytetar.
 
“Do të mblidhemi të gjithë do ta bllokojmë hyrjen e deponisë dhe nuk do të lejojmë më që të hedhin aty mbeturina. Ku do ta dërgojnë le të gjinden vet, ky është qëndrimi i fshatit.”,- theksoi një qytetar.
 
Nga shërbimet komunale theksojnë se deponia në mënyrë të rregullt trajtohet me alga. Tymi është rezultat i metanit aktiv dhe çdo ditë intervenojnë edhe ekipet zjarrfikësve. Komuna planifikon të bëjë pus për ujë në afërsi të deponisë dhe të angazhojë agjenci për sigurim që të pengohet djegia e qëllimshme. Zgjidhje e përhershme e problemit shihet në ndërtimin e deponisë rajonale.

FLORIJE BELULI KAMBERI