Botë
6 të vrarë nga granatimet ruse, Zelensky: Gjendja në Donbas, tejet e vështirë
25.05.2022 16:05
Të paktën 6ë civilë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetin Severodonetsk...

Të paktën 6ë civilë janë vrarë dhe 8 të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetin Severodonetsk, njoftoi kryetari i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit “jashtëzakonisht të vështirë” dhe argumentoi se furnizimi i rregullt me armë në Ukrainë ishte strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.
“Forca e plotë e ushtrisë ruse u hodh në Donbas për të sulmuar, Lyman-in, Popasna-nën, Severodonetsk-kun, Slovyansk-kun, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje-në Ukrainën Lindore. Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë, ML-RS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera, është investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon ose i ka provokuar tashmë.”,- tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Komentet e Zelensky vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore është tani në fazat e saj më intensive dhe mund të përcaktojë potencialisht fatin e vendit. edhe dy zona të qytetit jugor të Zaporizhzhias u goditën nga raketat ruse duke lënë një person të vdekur dhe tre të tjerë të plagosur. Fshati Huliaipole tashmë është nën sulm të vazhdueshëm. Banorët të tmerruar janë fshehur nëpër bodrume, ushtarët përpiqen të mbrojnë vendin por ju mungon armatimi.
"Ne kemi ushtarë me shpirt të fortë, por nuk kemi armë të mjaftueshme për ta. Ata janë gati në vijën e frontit për të sulmuar rusët dhe për të çliruar territorin tonë.",- tha Andrey Bystrik nga Njësia e Mbrojtjes Territoriale.
Rusia këmbëngul: Në Donbas u goditën objekte ushtarake
Rusia nga ana tjetër vazhdon me të njëjtat deklarata, se në Donbas ka goditur objekte ushtarake.
“Janë shkatërruar njësitë e rezervës së Forcave të Armatosura të Ukrainës të dislokuara për të përforcuar grupimin e ushtrisë së Ukrainës në rajonin e Donbasit,pranë stacionit hekurudhor Pokrovske në rajonin Dnipro-petrovsk.",- theksoi zëdhënësi rus i Ministrisë së Mbrojtjes, Igor Konashenko.
Ndërsa luftimet vazhdojnë, Moska ka njoftuar se porti i Mariupolit është sërish funksional, pas më tre muajve luftime për ta marrë nën kontroll. Ministria ruse e Mbrojtjes, pretendon se ushtria ka larguar të gjitha minat në port dhe se tani mundet sërish të operojë me kapacitete të plota. Ushtarët e fundit ukrainas në Azovstal që u dorëzuan para disa ditësh, do të gjykohen në Moskë. Ukraina shpreson që t’i shkëmbejë ata më të burgosurit rus, por aktualisht nuk ka asgjë konkrete.
FARIJE DAUTI BAKIJU
