Maqedoni
Protesta në Rostushë, banorët kërkojnë dëmshpërblim nga EVN-ja
07.01.2015 17:16
Për arsye të mungesës së vazhdueshme të rrymës elektrike, banorët e Komunës së Rostushës e Mavrovës për dy ditë me radhë protestojnë kundër EVN-së...

Protestat fillimisht u organizuan para objektit të komunës, ndërsa mbrëmë banorët e revoltuar u grumbulluan para transformatorit shpërndarës.
Sipas kryetarit të Komunës së Mavrovë-Rostushës, Mukrem Mehmedi, sot mbajtën mbledhje përfaqësuesit e bashkësive lokale dhe të EVN-së, në të cilën merrte pjesë edhe kryetari i Komunës.
Sipas tij, kryesorja është se Reka është e furnizuar me energji elektrike, mirëpo derisa të stabilizohet sistemi shpërndarës i rrjetit elektrik, fshatrat do të kenë energji elektrike me restrikcion, pra me orarë.
Banorët e Rostushës nga EVN-ja kërkojnë dëmshpërblim, pasi u janë prishur pajisjet elektronike.
ATLI DEMA
