Maqedoni

Njohja e Autoqefalisë, autoritetet: Mundësi për të ndërtuar marrëdhënie të reja

25.05.2022 16:48

Largimin e përçarjes pas gati 6 dekadash dhe njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit nga KOS....

Largimin e përçarjes pas gati 6 dekadash dhe njohjen e autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase-Arqipeshkvisë së Ohrit nga KOS, në një intervistë për ERT-në greke, Patriarku Ekumenik Bartolomeu e vlerësoi si akt historik. Shtoi se edhe para vendimit ka pasur një dialog mes KOS-KOM. Duke përshëndetur Liturgjinë e Pajtimit, Bartolomeu tha se vendimi për unitetin kanonik ishte një hap përpara në marrëdhëniet në Ortodoksi. 
 
“Është një moment historik largimi i përçarjes, e cila zgjati gati 6 dekada me iniciativën e patriarkisë ekumeniste. U largua dhe po hymë në periudhë të re. E quajtëm kishën e tyre Kryepeshkopata e Ohrit, përjashtuam termin "kishë maqedonase" dhe çdo fjalë të prejardhur nga fjala "Maqedoni”. I përcaktuam kufijtë e juridikcionit në kufijtë e Maqedonisë së Veriut, ashtu siç thirret sot dhe të gjitha çështjet administrative ia dorëzuam Kishës së Shenjtë serbe me kusht që këto çështje të mbetura të jenë në bazë të akteve të kanunit të shenjtë dhe praktikën gjithëpërfshirëse të ortodoksëve.",- tha patriarku Ekumenik Bartolomeu.
 
Vendimi i KOS-it u mirëprit nga Kisha Ortodokse Ruse. Njohja e autoqefalisë së KOM-Arqipeshkvisë së Ohrit nga Kisha Ortodokse Serbe është një ngjarje e gëzueshme, e cila pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës të Sinodit të Shenjtë të Kishës Ortodokse Ruse, tha nënkryetari i Departamentit të Punëve të Jashtme të patriarkisë së Moskës kryepeshkopi Nikolai Ballashov. 
 
Presidenti Stevo Pendarovski ka biseduar në telefon me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Porfirin duke shprehur shpresë se i gjithë procesi i njohjes së autoqefalisë së Kishës Ortodokse Maqedonase - Kryepeshkopata e Ohrit do të përfundojë me nënshkrimin e afërt të Tomosit nga patriarku Ekumenik Bartolomeu, i cili do të kontribuojë në përmbushjen e njërës nga interesat e vendit. 
 
LEUNORA KALIQI