Botë

Tetë raste pozitive me coronavirus sot në Kosovë

25.05.2022 18:00

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë raste të reja të infektimit me Coronavirus...

Ministria e Shëndetësisë njofton se tetë raste të reja të infektimit me Coronavirus janë konfirmuar të mërkurën në Kosovë. Sipas MSh-së, në 24 orët e fundit janë kryer 485 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
 
Janë shëruar 18 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.052. Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 138.
 
Në 24 orët e fundit MSh bën të ditur se janë dhënë 96 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.705 doza të vaksinës.
 
822.930 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.635 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.