Botë
Mbytet anija me refugjatë në Tunizi, 75 të zhdukur
25.05.2022 20:36
Rreth 75 persona janë zhdukur pasi që një anije e mbushur me imigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë të mërkurën...

Rreth 75 persona janë zhdukur pasi që një anije e mbushur me imigrantë u fundos në brigjet e Tunizisë të mërkurën, bëjnë të ditur Organizata Ndërkombëtare e Imigracionit.
ONI thotë se 24 persona janë shpëtuar nga anija, e cila ishte larguar nga brigjet e Zawara-së në Libi, dhe u fundos afër bregut të Sfax-it në Tunizi.
Zyrtari tunizian, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, i tha Reuters-it se rojet bregdetare kanë arritur ta gjejnë një kufomë, dhe vazhduan të kërkojnë për trupat e shtatëdhjetë e pesë personave të tjerë të cilët ranë në det.
Dhjetëra persona janë mbytur në det kohëve të fundit në brigjet e Tunizisë në udhëtimin drejt Italisë. Numrat e dhënë nga Komisionari i Lartë për Refugjat në OKB, tregojnë se më shumë se 123,000 imigrantë kanë arritur në Itali gjatë vitit 2021, numër më i lartë në krahasim me më shumë se 95,000 prej tyre në vitin 2020.
