Maqedoni

Osmani – Dendias: RMV dhe Shqipëria meritojnë nisjen e bisedimeve

25.05.2022 20:10

Marrdhëniet dypalëshe mes shteteve, janë mjaft të rëndësishme për prespektivën europiane...

Marrdhëniet dypalëshe mes shteteve, janë mjaft të rëndësishme për prespektivën europiane të të gjithë Ballkanit Perendimor. Raporti i mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, është tregues se vendet e Ballkanit Perendimor tanimë po prodhojnë stabilitet dhe siguri jo vetëm për rajonin por edhe për vetë unionin, u potencua nga minstrat e jashtëm të të dy vendeve Bujar Osmani dhe Nikos Dendias në pres konfencën e përbashkët në Shkup.
 
Dendias, potencoi se Greqia do ta mbështesë fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE të RMV-së dhe Shqipërisë, dhe këtë porosi e ka drejtuar deri tek të gjitha institucionet relevente të BE-së. 
 
“Jam i bindur dhe porosis së bisedimet për anëtarësim në BE për RMV dhe Shqipërinë duhet të filojnë menjëher, dhe këtë porosi e kemi drejtuar edhe deri tek të gjitha përfaqësit diplomatike në BE. Ne do ti japim mbështetje të pa rezervë RMV për anëtarësim në BE, dhe do të jemi afër jush në cdo kohë. Përpjekjet dhe vizitat tona të shpeshta janë tregues se sa këto dy vende po japin kontribut për sigurinë e vendeve të Ballkanit. Unë kisha shumë vizita në vendet e Ballkanit Perendimor, dhe dua ta përcjellë një porosi se Greqia do ta mbështet secilin vend që dëshiron të prodhon qetësi dhe stabilitet në rajon”, u shpreh ministri i punëve të jashtme të Greqisë Nikos Dendias.
 
Ministri Osmani është i bindur se bashkëpunimi i mirë mes dy qeverive, krijon kushte për miqësi të përhershme.
 
“Dhe kjo nuk është e rëndësishme vetëm për qytetarët e vendit, por është edhe një shembull i mirë edhe vendet e rajonit mund të japin kontributin e tyre dhe me këtë të investojnë në stabilitetin e rajonit dhe stabilitetit europian. Prandaj fillimi i bisedimeve për anëtarësim në BE me Shqipërinë dhe RMV është shembulli më i mirë që të kthehet në vend fryma europiane dhe në këtë drejtim kemi përkrahjen e Greqisë”, theksoi ministri i punëve të jashtme i RMV-së, Bujar Osmani.
 
Ministri Osmani do të vizitojë Greqinë më 17 Qershor, kur do të shoënohet edhe një vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. 
 
FITIM KRYEZIU