Maqedoni

Parashikimi i motit

26.05.2022 09:00

Kjo e enjte pritet të jetë me diell dhe shumë e ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor....

Kjo e enjte pritet të jetë me diell dhe shumë e ngrohtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Pasdite pritet të ketë kushte për paraqitje të rrallë të reshjeve të rrëmbyeshme dhe bubullima.
 
Temperaturat e mëngjesit do të jenë në interval prej 9°C deri 15°C, ndërsa të ditës do të arrijnë prej 29°C deri 34°C. UV indeksi do të jetë 8.
 
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë të dobët deri mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 13°C, ndërsa e ditës do të arrijë 33°C.
 
Moti me diell dhe i ngrohtë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.