Shkup, 144 kundërvajtje në komunikacion, 30 për këmbësor
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik ku vetëm në teritorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 144 sanksione.
Tridhjet sanksione janë shqyptuar për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, njëzet e tre sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe katërmbëdhjet sanksione për drejtim automjeti pa patentë shoferi.
Gjithashtu janë shqiptuar edhe dhjet masa për automjete të transportit publik me defekte teknike, shtatë masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë dhe pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Nga MPB njoftojn se kontrollet e përfocuara në trafik do vazhdojn edhe në ditët në vijim dhe apelojn te qytetarët ti respektojn rregullat e komunikacionit.
