Botë

Senegal, bie zjarri në spital, vdesin 11 foshnje

26.05.2022 09:57

Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal....

Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në qytetin Tivauan në Senegal.

Flakët kanë  shpërthyer në departamentin e maternitetit, dhe raportimet fillestare sugjerojnë se zjarri është shkaktuar nga një lidhje e shkurtër.

Tri foshnja kanë arritur të shpëtohen nga zjarri, kanë thënë autoritetet lokale.

Zjarri është përhapur shumë shpejt dhe shërbimet e emergjencës janë ende në vendin e ngjarjes.

Spitali është inauguruar së fundi, ka raportuar agjencia e lajmeve AFP, duke cituar raportimet lokale.

Ky incident ka nxitur një valë kritikash në rrjetet sociale rreth kujdesit të shtetit ndaj sektorit të shëndetësisë.

Një incident i ngjashëm ka ndodhur vitin e kaluar në Senegal, ku katër foshnja kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një maternitet.