Maqedoni

Atmosferë e tensionuar mbrëmë në Kuvend, Xhaferi mbyll dyert e sallës plenare, ankohet VMRO-DPMNE

26.05.2022 10:15

Atmosferë e tensionuar ka mbizotëruar mbrëmë në Kuvend, ku po mbahej seancat plenare, pasi pas orës 22:00...

Atmosferë e tensionuar ka mbizotëruar mbrëmë në Kuvend, ku po mbahej seancat plenare, pasi pas orës 22:00, kryeparlamentari Talat Xhaferi ka urdhëruar mbylljen e derës së sallës plenare në mënyrë që shërbimet të bëjnë numërimin e deputetëve të pranishëm. Kjo ka shkaktuar reagimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

“Kush të jepë të drejtë të më mbyllës, paraqiteni në polici, na ka mbyllur brënda”, u ankua Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE. 
 
Nëse ofendimi i administratës së Kuvendit ishte incident, mbyllja e dyerve të sallës plenare, është skandaloze thonë nga VMRO-DPMNE. 
 
“Ndodhi edhe kjo. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, mori guximin ta mbyllë sallën plenare me të gjithë deputetët brenda. Një skandal i tillë i paparë, mohim dhe kufizim i të drejtës për lëvizje, liria e lëvizjes së qytetarëve, liria e lëvizjes së deputetëve, liria e fjalës së deputetëve dhe mendimi i lire, kjo nuk ishte parë në historinë tonë më të re”, tha Micevski. 
 
Gjendja u qetësua pas numrimit të deputetëve të pranishëm në sallë, që rezultuan të jenë 38. Deputetët e VMRO-DPMNE-së, kritikuan deputetët e shumicës për mosprezencën në seacë. Xhaferi kërkoi nga deputetët të përpilojnë listën e atyre që janë të interesuar për fjalë rreth pikës 15 të rendit të ditës, projektligji për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimin e terrorizmit. Kryeparlamentari sqaroi se sipas Rregullores, Kuvendi mund të debatojë pa kuorum, por nuk mund të vendosë. Seanca megjithatë u ndërpre rreth orës 23:00. 
 
NAIM SINANI