Botë
Bombardohen 40 qyteza në Donbas
26.05.2022 11:13
Presidenti ukrainas Zelensky kundërshton fuqishëm propozimet që qeveria në Kiev...

Presidenti ukrainas Zelensky kundërshton fuqishëm propozimet që qeveria në Kiev të bëjë lëshime territoriale në favor të Rusisë për t'i dhënë fund luftës. Ai kritikoi deklaratat e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinger në Forumin Ekonomik Botëror në Davos.
"Gjeopolitikanët e madhej që sugjeron këtë injoron interesat e ukrainasve të zakonshëm - miliona që jetojnë në territorin që ata propozojnë të heqin dorë si një iluzion paqeje. Krijohet përshtypja se zoti Kissinger nuk e ka në kalendarin e tij vitin 2022, por vitin 1938”, tha Zelensky.
Forcat ruse kanë bombarduar dhjetëra qyteza në rajonin e Donbasit dhe po u afrohen dy qyteteve kyçe, Severodonjeck dhe Lisiçansk, ku mijëra civilë rrezikojnë të mbesin të bllokuar pa rrugëdalje, ka thënë ushtria ukrainase. Forcat ruse kanë bombarduar 40 qyteza në zonat e kontrolluara ende nga Kievi në rajonin e Donbasit, ka thënë ushtria ukrainase.
“Nuk është sekret që trupat ruse kanë arritur vërtet sukses të përkohshëm taktik në disa zona, por është e gabuar të interpretohen këto veprime si një tërheqje e forcave ukrainase.”, tha Oleksandr Motuzyanik, zëdhënës i ministrisë së mbrojtjes i Ukrainës.
Portet detare ukrainase mbeten të bllokuara nga flota ruse e Detit të Zi, duke dëmtuar eksportet e grurit dhe naftës.
“Dikur kemi pasur një qarkullim prej rreth 6 milionë tonë përmes porteve dhe qendrave të tjera të transportit, tani jemi në 600 deri në 700 mijë në muaj.”, thotë Vitaly Lavrov, një tregtar drithërash
Për Ukrainën, bllokimi i porteve është një shantazh i qartë për të kundërshtuar rritjen e inflacionit dhe rënien e fuqisë blerëse në Rusi. Ndërsa presidenti rus Putin ka urdhëruar rritje të pagave të ushtarëve rusë që po luftojnë në Ukrainë.
NAIM SINANI
