Botë
Zgjedhja e presidentit të Shqipërisë, Alibeaj mbledh grupin, reagon Berisha
26.05.2022 11:46
Pas dy raundeve të ezauruara për zgjedhjen e presidentit të rij, negociatori i opozitës, Enkelejd Alibeaj...

Pas dy raundeve të ezauruara për zgjedhjen e presidentit të rij, negociatori i opozitës, Enkelejd Alibeaj ka hequr dorë përfundimisht nga procesi. Në mbledhjen e thirrur këtë të enjte për grupin parlamentar të PD, Alibeaj ka deklaruar se tërhiqet pasi Partia Socialiste ka shkelur marrëveshjen.
“Sugjeroj që ska asnjë arsye të marrim pjesë. Socialistët thyen marrëveshjen.”, u shpreh Alibeaj.
Por kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se Alibeaj nuk ka asnjë autoritet për të mbledhur grupin parlamentar për të diskutuar për zgjedhjen e presidentit.
Para selisë së PD-së, Berisha tha se dënon edhe pikpamjen e Edi Ramës duke përdorur Alibeajn për votimin e emigrantëve.
“Veç autoritetit që i jep Rama, Alibeaj nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD. Çdo veprim i tij është sintonizim i një farse të shpifur të zgjedhjes së Presidentit nga Edi Rama me kallp opozitën. Dua të dënoj me ashpërsinë më të madhe pikëpamjen e Edi Ramës të konsiderimin e diasporës si një zonë e veçantë elektorale. E paralajmëroj të mops luajë me të drejtën e shqiptarëve që janë në katër anët e botës. Ata do ushtrojnë të drejtën e votës, sot teknologjia online e bën këtë të mundshme. Çdo përpjekje që shprehu përmes veglës së tij Alibeaj, është përpjekje antidemokratike, është fyerje e madhe ndaj diasporës shqiptare. Do të has në një rezistencë mbarëkombëtare.”, u shpreh Berisha.
