Botë

Caktohet afati për apelimin e dënimit ndaj Gucatit e Haradinajt

26.05.2022 11:52

Paneli i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se palët në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit...

Paneli i Gjykatës së Apelit ka konstatuar se palët në rastin e Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit, duhet të paraqesin njoftimet e tyre për apel ndaj aktgjykimit të shkallës së parë deri më 17 qershor.

“Paneli konstaton se palët duhet të paraqesin njoftimet e tyre të apelit, nëse ka, brenda afatit kohor të përcaktuar me Rregullën 176 (2) të Rregullave, përkatësisht deri të premten, 17 qershor 2022”, thotë Apeli.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj më 18 maj u shpallën fajtorë dhe u dënuan me nga 4 vjet e gjysmë burgim dhe gjobë në shumën prej 100 euro, për veprat penale që ndërlidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

“Akuzat e paraqitura në aktakuzën e konfirmuar mbështeten në dyshimin e bazuar mirë se së paku midis 7 dhe 25 shtatorit 2020, z. Gucati dhe z. Haradinaj zbuluan pa autorizim informacion të mbrojtur prej Ligjit të Dhomave të Specializuara, ndër të cilat të dhëna identifikuese të disa dëshmitarëve (të mundshëm), në tre konferenca shtypi dhe aktivitete të tjera të transmetuara, si edhe përmes shpërndarjes së mëtejshme ku përfshihen deklaratat në rrjetet sociale.”, thuhej në njoftimin e Dhomave të Specializuara.