Botë

Ukraina: Nuk japim territore në emër të marrëveshjes paqësore

26.05.2022 17:16

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu është përgjigjur ashpër sugjerimeve se qeveria në Kiev...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu është përgjigjur ashpër sugjerimeve se qeveria në Kiev, duhet të heqë dorë nga territori i saj dhe të bëjë lëshime në favor të Rusisë, për t’i dhënë fund luftës. Ai i kritikoi deklaratat e ish-sekretarit amerikan të shtetit, Henry Kissinxher, që i dha në Davos.
 
“Ata gjeopolitikanë të mëdhenj, të cilët e sugjerojnë këtë gjë, i nëpërkëmbin interesat e miliona ukrainasve. Çfarëdo që të bëjë shteti rus, gjithmonë do të gjeni dikë që të thotë “Le të marrin parasysh interesat e tyre”. Kam përshtypjen se në kalendarin e zotëri Kissinger nuk ekziston viti 2022, por jeton në vitin 1938 dhe ai mendon se po flet me një audiencë jo në Davos, por në Mynih të asaj kohe.”,- tha presidenti i Ukrainës, Vlodymyr Zelensky.
 
Beteja për Donjetskun verior vazhdon. Luftime të ashpra zhvillohen edhe në afërsi të Donjetskut.
 
“Nuk është sekrete që trupat rusë vërtet kanë arritur sukses të përkohshëm taktik në disa zona, por është e gabuar të interpretohet se forcat ukrainase do të tërhiqen pas këtyre veprimeve.”,- theksoi zëdhënësi ukrainas i Ministrisë së Mbrojtjes, Oleksandar Motuzjaniq.
 
Në selinë qendrore të administratës së qytetit të Limanit në Donbass, janë vendosur flamujt rus. Moska para disa ditësh e zgjeroi ofensivën për-rreth Donjetskut verior dhe Lisiçanskut, vendet e fundit në Luhansk ku Ukraina ende lufton me trupat ruse. Janë granatuar edhe disa fshatra në Kharkiv. 
 
“Granatuan gjithë fshatin, ne menduam se nuk do të na sulmojnë, por e shkatërruan të gjithë fshatin.”,- u shpreh banorja e Bezrukës - rajon i Kharkovit, Tatjana Bratqenko.
 
Portet e Ukrainës janë bllokuar nga flotat ruse në Detin e Zi. Bllokada ka ndikuar në furnizimin me ushqime në të gjithë botën, duke çuar në mungesë të grurit dhe vajit të gatimit. Ndikimin më të madh e ndjejnë tregtarët, ndërsa Ukrainë humb miliona dollar.
 
“Me herët kemi pasur shumë fitim, kemi shitur rreth 6 milion ton përmes porteve dhe qendrave të tjera transportuese. Tani kemi shumë pak fitim ose thuaja aspak.”,- theksoi tregtari i grurit, Vitalij Lavrov.
 
Për Ukrainën bllokada është një shantazh i qartë. Për të luftuar inflacionin e shpejtë dhe uljen e fuqisë blerëse në Rusi, Putini paralajmëroi rritjen e pensioneve dhe pagës minimale për 10% prej 1 qershorit. Është zvogëluar edhe papunësia.
 
“Shkalla e papunësisë tek ne nuk është rritur, përkundrazi ka rënë. Të jem i sinqerti u nisëm nga fakti se rritja e papunësia kishte gjasa të ndodhte në këtë periudhë por përkundrazi, tani ka rënë.”,- tha presidenti i Rusisë, Vlladimir Putin.
 
Putini njoftoi se do të rriten pagat edhe për ushtarët të cilët luftojnë në operacionin ushtarak në Ukrainë, i cili ka hyrë në muajin e katërt.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU