Botë

Antarësimi në NATO, Suedia e Finlanda këkrojnë të bindin Turqinë

26.05.2022 17:39

Suedia dhe Finlanda po përpiqen të bindin Turqinë të mos pengojë përpjekjen e tyre për anëtarësim në NATO...

Për këtë arsye, delegacione nga të dy vendet nordike zhvilluan në Ankara bisedime lidhur me kundërshtimet e palës turke që mund ta bllokojë nismën e tyre më të drejtën e saj të vetos.
 
Delegacioni suedez, i kryesuar nga Sekretari i Shtetit, Oscar Stenstrom dhe ai finlandez, i kryesuar nga homologu i tij Jukka Salovaara, u takuan me zëdhënësin e presidentit turk Ibrahim Kalin dhe zëvendësministrin e Jashtëm, Sedat Onal, në pallatin presidencial në Ankara.
 
Kalin u shpreh më pas se Turqia kishte konstatuar një “qasje pozitive” nga të dy vendet lidhur me për heqjen e kufizimeve për eksportin e armëve. Megjithatë, ai tha se Turqia nuk do të pajtohet që ata të bashkohen me NATO-n, nëse nuk ndërmarrin hapa të posaçëm për të adresuar kundërshtimet e Ankarasë.
 
“Nëse aleanca e NATO-s, një aleancë sigurie duhet të luftojë me kërcërnime te përbashkëta sic është terrorizmi, duhet të jemi në një mendje, sepse nuk mund të jetë kurrë e pranueshme që aleatët t`i vendosin sanksione njëri-tjetrit. Kjo vetëm sa do ta dobësonte aleancën e do të gëzonte armiqtë tanë.”, deklaroi Kalin.
 
Kërkesat e të dy vendeve për t’u bashkuar me aleancën si mbrojtje kundër agresionit të frikësuar nga Rusia do t’u jepnin fund dekadave të neutralitetit ushtarak. Finlanda – e cila ka një kufi të përbashkët prej 1,300 kilometrash me Rusinë – dhe fqinji i saj Suedia janë shqetësuar nga pushtimi i Ukrainës nga Moska.