Botë
Ushtarët rusë pranojnë fajësinë për krime lufte, kërkojnë ulje dënimi
26.05.2022 18:02
Dy ushtarë rusë të kapur janë shpallur fajtorë në gjyqin e dytë për krimet e luftës që do të mbahet në Ukrainë...

Dy ushtarë rusë të kapur janë shpallur fajtorë në gjyqin e dytë për krimet e luftës që do të mbahet në Ukrainë.
Alexander Bobikin dhe Alexander Ivanov, akuzohen për shkelje të ligjeve të luftës duke bombarduar një qytet dhe prokurorët duan t’i burgosin me 12 vite.
Granatimet shkatërruan një institucion arsimor në Derhaçi, thonë prokurorët.
Avokati mbrojtës kërkoi ulje dëmimi, duke thënë se ushtarët kishin ndjekur urdhrat. Vendimi përfundimtar pritet më 31 maj.
