Botë

Nëntë raste të reja me COVID-19 në Kosovë

26.05.2022 18:54

Nëntë raste pozitive me Coronavirus janë konfirmuar sot (e enjte) në Kosovë...

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 468 testime, ndërsa nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
 
Janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072. Në total numri i rasteve aktive në nivel vendi është 127.
 
Në 24 orët e fundit, MSh njofton janë dhënë 86 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit janë administruar 1.828.791 doza të vaksinës.
 
822.958 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 102.666 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.