Botë

Shqipëri: 27 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, katër pacientë në spital

26.05.2022 19:20

27 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë...

27 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.
 
Nga 616 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 16 qytetarë në Tiranë, 4 në Fier, 2 në Shkodër, Gjirokastër, 1 në Kavajë, Vlorë, Sarandë.
 
Janë 291 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.  Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
 
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,224 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel