Maqedoni

EVN: Po punojmë për eleminimin e defekteve

07.01.2015 18:27

Të gjitha vendbanimet në Mavrovë Rostushë kanë energji elektrike, reagojnë nga EVN...

Ndërprerjet e energjisë po ndodhin për shkak të ngarkesës së madhe në trafostacionet për shkak të dyfishimit të harxhimit të energjisë.
 
Shtabi I Krizës së EVN- Maqedoni është takuar me kryetarin e komunës dhe përfaqësues të Bashkësive Lokale, dhe u dakorduan për tejkalimin e problemeve në këto temperature të ulta.
 
Largpërcuesit kryesorë janë shumë të dëmtuar nga koha e keqe me borë dhe kjo shkaktoi difekt në largpërcuesin në Jance prej të cilit furnizohen këto vende.
 
Për këtë arsye EVN Maqedoni u detyrua të ndërtojnë një linjë largpërcuese prej 10 kilovatësh të përkohshme për të sjellë rrymën deri në Jance.
 
Por në këto temnperatura ekstremisht të ulta dyfishohet harxhimi I energjisë dhe për këtë arsye konsumatorët duhet të bëjnë kujdes e të mos e përdorin rrymën për ngrohje port ë gjejnë alternative të tjera.
 
Energjinë përdoreni vetëm për të gatuar dhe për energji elektrike porosisin nga EVN.
 
Në të kundërtën, EVN  do të detyrohet të ndërrmarë masa plotësuese  për mbrojtjen e rrjetit dhe për të siguruar furnizim me energji elektrike .Ekipet e EVN edhe më tej mbeten në terren për të sanuar ndërprerjet eventuale në rrjetin elektrik.