Maqedoni
Parashikimi i motit
27.05.2022 08:59
Sot vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshëm....

Sot vendi ynë mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare nga drejtim i ndryshëm. Pasdite do të ketë zhvillim të vranësirës jostabile me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erë të përforcuar, lokalisht në formë të motit të ligë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10°C deri në 16°C, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 28°C deri në 34°C. Indeksi UV do të arrijë 8.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla. Temperatura minimale do të ulet në 15°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 32°C.
Gjatë fundjavës moti pritet të jetë i ndryshueshëm dhe jo i qëndrueshëm.
