Maqedoni
Shkup, 164 kundërvajtje në komunikacion
27.05.2022 09:20
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik...

Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e përfocuara në trafik ku vetëm në teritorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 164 sanksione.
Njëzet e pesë sanksione janë shqyptuar për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, trembëdhjet sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar dhe trembëdhjet sanksione të tjera për drejtim automjeti pa patentë shoferi.
Gjithashtu janë shqiptuar edhe gjashtëmbëdhjet masa për kundërvajtje të kryera nga motoçiklistë, pesë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, nëntë masa për mosdhënie përparësie të këmbësorëve dhe gjashtë sanksione për vozitës fillestar.
Nga MPB njoftojn se kontrollet e përfocuara në trafik do vazhdojn edhe në ditët në vijim dhe apelojn te qytetarët ti respektojn rregullat e komunikacionit.
