Botë
Zelensky akuzon Moskën për “gjenocid” në Donbas
27.05.2022 10:23
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një gjenocidi në rajonin lindor të Donbasit...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka akuzuar Moskën për kryerjen e një gjenocidi në rajonin lindor të Donbasit, ku qyteti i Sievierodonetsk po përjeton një sulm të bombardimeve ruse.
Në fjalimin e tij të fundit kombëtar Zelensky tha se sulmi brutal i Rusisë në Donbas mund ta lërë të gjithë rajonin të pabanuar.
“Ofensiva aktuale e pushtuesve në Donbas mund ta bëjë rajonin të pabanuar. Ata duan të djegin e të bëjnë hi Popasna, Bakhmut, Lyman, Lysychansk dhe Severodonetsk, si Volnovakha, si Mariupoli.”, tha Zelensky
Në qytetet më afër kufirit rus si Donetsk dhe Luhansk, forcat ruse “mbledhin të gjithë ata që munden për të mbushur vendin e të vrarëve dhe të plagosurve në kontingjentin pushtues”, shtoi ai.
“E gjithë kjo, duke përfshirë dëbimin e popullit tonë dhe vrasjet masive të civilëve, është një politikë e dukshme gjenocidi e ndjekur nga Rusia.”, vijoi më tej presidenti ukrainas.
Zelensky tha se ushtrimi i presionit ndaj Rusisë “është një çështje e shpëtimit të jetëve” dhe se çdo vonesë, mosmarrëveshje ose propozim për “të qetësuar” Rusinë çon në “ukrainas të rinj të vrarë” dhe kërcënime të reja për të gjithë në kontinent.
