Maqedoni

Rritja e pagave në arsim për 15%, SASHK-u i dha dritë jeshile marrëveshjes me MASH

27.05.2022 10:33

Këshilli i SASHK-ut dha dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15%....

Këshilli i SASHK-ut dha dritë jeshile marrëveshjes me ndërmjetësues për rritje të pagave në arsim dhe kopshte për 15%. 
 
Në këtë muaj pritet të nënshkruhen edhe marrëveshjet kolektive për arsim. Ndërkohë, marrëveshjet kolektive për çerdhet pritet të nënshkruhen në muajin qershor. Javën që shkoi, kreu i SASHK-ut Jakim Nedellkov, bashkë me Ministrja për Punë e Politikë Sociale Jovanka Trençevska, pas takimit kumtuan se u arrit marrëveshje për pagesën e plotë të pagave të punonjësve në çerdhe. E sot nënkryetari i SASHK-ut Tafa Ameti tha se ky ishte një keqkuptim. Në çerdhe mëditjet e grevës do të kompensohen në pagën e muajit maj dhe jo në pagën e prill, siç u paralajmërua ditë më parë, thonë nga SASHK-u.