Maqedoni
Sulmi në Paris: Ahmeti e quan akt qyqar
07.01.2015 19:57
Akti i tmerrshëm i vrasjes së punonjësve dhe policëve në zyret e revistës, Charlie Hebdo, në Paris, duhet të dënohet nga e gjithë bota e civilizuar...

Krimi nuk ka përkatësi kombëtare, nuk ka përkatësi racore as nuk ka përkatësi fetare, krimi duhet të merr dënimin e merituar.
Unë jam i bindur që Franca do të qëndrojë e fortë pas këtij akti qyqar dhe do të ngrihet përtej përpjekjeve të vrasësve për të mbjellur urrejtje midis njerëzve.
Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave nga sulmi i sotëm makabër në Pariz ndërsa të gjithë të plagosurve ju uroj shërim sa më të shpejtë dhe kthim pranë familjeve të tyre.
