Maqedoni

Ukrainë, ministri Osmani në Kiev, takon Kulebën

27.05.2022 11:00

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ndodhet për vizitë pune në Kiev, ku do të realizojë takim me homologun e tij, Dmitro Kuleba dhe përfaqësuesë të lartë shtetëror nga Ukraina. 

Është paraparë që ministrat të diskutojnë për agresionin ushtarak rus dhe mënyrat se si bashkësia ndërkombëtare, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, mund të ndihmojnë.
 
“Në Kiev, Osmani u prit nga ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Krum Efremov, i cili këtyre ditëve u kthye në kryeqytetin e Ukrainës dhe së bashku me anëtarët e tjerë të misionit diplomatik, vazhdon ta kryejë funksionin e tij.”, thonë nga shërbimi për informim i MPJ-së.