Botë

Vriten 9 civilë në Kharkiv, mes tyre një foshnjë 5-muajshe

27.05.2022 11:27

Nëntë persona, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u vranë në Kharkiv të enjten mes “granatimeve të dendura”....

Nëntë persona, përfshirë një foshnjë 5-muajshe, u vranë në Kharkiv të enjten mes “granatimeve të dendura” në zonat e banuara pranë qendrës së qytetit. Lajmi është konfirmuar nga  kreu i administratës ushtarake të rajonit Kharkiv, Oleh Synyehubov.
 
Sipas tij në mesin e të vrarëve ishte “një familje që thjesht po ecte në rrugë, një burrë mbante në duar foshnjën e tij pesë muajshe, teksa humbi jetën. Nëna e foshnjës është plagosur rëndë dhe tani është në spital. Synyehubov shtoi se përveç të vrarëve, 19 kanë mbetur të plagosur, mes tyre edhe një fëmijë 9-vjeçar.
 
Ai përshkroi gjithashtu artilerinë e përdorur dhe tha se shënjestrimi i zonave të banuara në qytetin e dytë më të madh të Ukrainës mund të ishte vetëm për qëllimin e “terrorizimit” të banorëve vendas.