Maqedoni

Zekiri në apel: Më lironi nga paraburgimi, nuk arratisem

27.05.2022 13:48

Ish sekretari gjeneral i Qeverisë Muhamed Zekiri, në kërkesën e tij për lirim nga paraburgimi para Gjyktës së Apelit në Shkup...

Ish sekretari gjeneral i Qeverisë Muhamed Zekiri, në kërkesën e tij për lirim nga paraburgimi para Gjyktës së Apelit në Shkup, ka deklaruar se nuk do të arratiset nëse do të lirohet nga paraburgimi dhe nuk do të ndikojë mbi dëshmitarët siç thekson Prokuria. Ai ka dhënë garancë në patundshmëri që është në pronë të miqve të tij. 
 
Ekipi i avokatëve të tij, mohojnë që Zekriri do të arratiset në Gjemani tek prindërit e bashkëshortes. Sipas avokatit Vladimir Andreevski paraburgimi nuk është mënyrë për të shtypur të akuzuarin të pranojë fajin. 
 
“Nuk kam qëllim e as arsye se pse të arratisëm dhe të fshihem nga organet e ndjekjes. Dua të theksoj se nga periudha parahetimore unë isha në rrjedha për shkak të funksionit që kisha. Unë nënshkruajata për të gjitha dokumentet që kërkuan dhe në mënyrë ekspeditive u procesuan. Nëse kisha dashur të arratisëm, kam pasur mundësi ta bëj për më shumë se një vit, sepse e kam ditur se ka procedurë. Kur u propozua masa e paraburgimit për herë të parë dhashë dorëheqje të mos e pengoj hetimin që udhëhiqet për mua. Nuk mendoj dhe nuk kam pse të arratisem. Jam njeri familjarë, kujdesem për katër fëmijë. Dua procedurë të drejtë ku do të dëshmoj se jam i pafajshëm.”, tha avokati Vladimir Andreevski.
 
Qëndrimin e Zekeriti e kundërshtojnë nga Prokuroria e Lartë. Vlerësojnë se Zekiri në liri mund të pengojë procedurën hetimore. 
 
"Propozoj të refuzohet si e pa pazë ankesa e Muhamet Zekirirt. Gykata në mënyrë të drejtë ka konstautar se kur hetimi është në procedurë, egziston mundësia që i akuzuari të arratiset. Gjykata drejtë ka vlersuar se përskaj rrethanave materiale dhe familjare nuk paraqesin garancë se ai nuk do të arratiset, posa[ërisht që ka familjarë të afërm të bashkëshortes së tij në Gjermani. Në këtë fazë i akuzuari mund të ndikojë tek dëshmitarët që ti iket përgjegjësisë penale. Garanca e propozuar, nuk korrespondon me lartësin e dëmit.”, thonë nga nga Prokuroria e Lartë.
 
Avokatët mbrojtës të Zekririt theksojnë se nuk ka indicije për arratisje. Gjykata e Apelit ka 24 orë të vendosë nëse Muhamed Zekiri pas pothuajse 2 muaj paraburgim, do të dalë nga burgu i Shutkës. Zekiri akuzohet për keqpërdorim të detyrës dhe autorizimeve zyrtare. Sipas prokurorisë ai pa hapjen e procedurës për furnizim publik ka kontraktuar marrëveshje për shërbime konsultative.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI