Maqedoni

Sh.M Niko Nestor në Strugë, promovohet arsimi profesional

27.05.2022 14:12

Shkolle e mesme komunale Niko Nestor në Strugë mbajti ditën e hapur për të gjithë semimaturantët..

Shkolle e mesme komunale Niko Nestor në Strugë mbajti ditën e hapur për të gjithë semimaturantët që duan të vazhdojnë arsimin profesional. Në ditën e hapur prezent ishte Ministri i arsimit, Jeton Shaqiri, i cili vazhdoi fazën e takimeve me shkollat dhe institucionet tjera lokale . Shaqiri tha se këto takime kanë sjell bashkëpunim të mirë të pushtetit qëndror dhe lokal, duke parë kërkesat dhe kushtet e shkollave. 
 
“Kur vizituam të gjithë këto institucione pamë nga afër kërkesat dhe nevojat që ka tregu i punës, shkollat përgatiten për kërkesat që ka tregu i punës, ndërsa ministrisë i mbeti vetëm se ta aprovoj këtë komunikim që ka pasur me shkollat e drejtimit professional me komunën për të aprovuar drejtimet që i kërkuan.”, tha Jeton Shaqiri, ministër i arsimit dhe shkencës.
 
Gjatë vizitës ministri Shaqiri tha se çështja e mungesës së librave si në arsimin fillor edhe në atë të mesëm do të rregullohet, ndërsa është në process edhe dixhitalizimi i materialeve shkollore. 
 
“Siç e përmenda, kocepti i arsimit fillor ka filluar edhe me konceptin e çështjes së dixhitalizimit të materialeve në periudhë kohoroe paraprake nga ana e ministrisë, nga ana e drejtorisë pedagogjike u organizua thirrje për të gjithë autorët, për tekstet shkollore për klasën e parë të dytë të katërt dhe të pestë. Pas përfundimit të kësaj do të bëhet përzgjedhja duke respektuar rregullat ligjore, pasa asaj do të happen procedurat për të siguruar librat deri tek nxënësit të cilët janë në konceptin e arsimit fillor, ato tjerët do të mundohemi që të respektojmë bazën ligjore, por gjithashtu do të jetë i rëndësishëm edhe sigurimi i materialeve për arsimin e mesëm professional që ka munguar në një periudhë.”, tha Shaqiri.
 
Drejtoresha e shkollës Niko Nestor tha se janë të vetëdijshëm për mungesën e librave, megjithatë deri më tani nxënësit janë servuar me materijalet e duhura mësimore. 
 
“Jemi në vetëdije që këto probleme janë prej disa vitesh, megjithatë mendoj se bëjmë çdo gjë në interes të fëmijëve, të jenë të kënaqur, tu prezantojmë atë që duhet të prezantojmë, ne si profesor mundohemi pak më shumë, gjejmë materijalet dhe ne si shkollë iu sigurojmë të gjithë nxënësve materialet tona.“, tha Keti Jankoska, drejtoreshë e shkollës Niko Nestor.
 
Shaqiri theksoi se faza e dixhitalizimit të librave është ende në filloim dhe se procesi kushton shumë dhe është më i ngadaltë. Ai pret që në vitin e ardhshëm shkollor, arsimi fillor të jetë i kompletuar me materijalet shkollore, si të printuara ashtu edhe dixhitale. 
 
IMIJE ZHAKU