Maqedoni
Kovaçevski: 29 milion euro për revitalizim të sistemit energjetik
27.05.2022 14:33
Transformimi energjetik i vendit në energji të gjelbërt është prioriteti kryesor i qeverisë...

Transformimi energjetik i vendit në energji të gjelbërt është prioriteti kryesor i qeverisë, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski me rastin e 65 vjetorit të lëshimit të hidrocentralit të parë në Vrutok. Për të jetësuar këtë synim qeveria paralajmëroi projektin për revitalimin e tetë hidrocentraleve më të mëdha në vend.
“E fillojmë projektin për revitalzimin e hidrocentraleve të mëdha që ta fuqizojmë pavarësinë dhe stabilitetn energjetik të Maqedonisë përmes prodhimit të vazhdueshëm të energjisë së pastërt të gjelbërt në vend. Kjo është në përputhje me praktikat dhe politikat e BE-së si dhe në pajtueshmëri me dokumentet strategjike ap me planin operativ të qeveris për vitin 2020-2024.”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski.
Mjetet për realizimin e këtij projekti kapital në vlerë prej rreth 29 milionë euro, do të sigurohen nga grante dhe kredi të favorshme, si dhe nga fondet e EMV-së.
“Jemi në proedurë të sigurimit për fazën e tretë të revitalizimit të hidro-elektranave të mëdha që do të kuhston rreth 36 milion euro, në pronësi të SHA EMV, kapacitetet e të cilve siguojnë rreth 20% nga prodhimi i përgjithshëm i energjisë elektrike në vend. Me këtë projekt do ta fuqizojmë furnizimin e sigrutë të energjisë elektrike në vend.”, tha Vasko Kovaeçevski, drejtor i ShA EMV-së.
Ndërkohë, kryeministri Kovaçevski inspektoi punimet e rrugës Mavrovë- Zhirovnicë në gjatësi prej 18.5 kilometra, i cili është investim në vlerë prej 6.18 milion euro. Kjo rrugë sipas Kovaçevskit është me rëndësi të madhe për shkak se lidh shumë fshatra si dhe komunat Mavrovë-Dibër.
ERSAN PAJAZITI
