Maqedoni
Nikollovski: Përkrahim bujqit e komunës së tearcës
27.05.2022 14:49
Në kuadër të karvanit “Përkrahje për çdo bujk”, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski...

Në kuadër të karvanit “Përkrahje për çdo bujk”, ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski ka vizituar komunën e Tearcës. Nikollovski theksoi proektin për ndërtimin e sistemit të ujitjes që ëshët në realizim e sipër.
“Në këtë rajon para dy muajve ka filluar të ndërtohet sistemi për ujitje në Tearcë që është një nga më të mëdhenjtë në kuadër të këtij projekti, pasi që në dhjetë komuna realizohen këta sisteme të vogla për ujitje.Këtu kemi të bëjmë me një sistem që është në lumin e Bistricës, së bashku me rrjetin primar dhe sekondar, vendosja e gypave prej 25 kilometrave. Është një sistem për ujitje që do të jetë në shërbim të 120 bujqëve dhe do të kap një sipërfaqe prej 307 hektarë tokë bujqësore. Punët shkojnë mirë, uroj komunën për përkushtimin për të menaxhuar ndërtimin e këtij sistemi dhe ka një bashkëpunim mes realizuesit të punëve, komunës dhe bujqve.”, Ton Lupço Nikollovski Minister i Bujqësisë.
Kryetari i komunës së Tearcës Nuhi Neziri, tha se janë duke bashkëpunuar me pushtetin qendror për tu ardhur në ndihmë konkrete nevojave të bujqve në këtë këtë komunë.
Ministri i Bujqësisë Lupço Nikollovski njëherit ka ftuar bujqit që të aplikojnë për subvencione dhe programe tjera që janë për të mbështetur bujqit. Me rebalansin e buxhetit, ai tha se pritet që të ketë edhe përkrahje më të mëdha për bujqit.
VISAR SADIKI
