Maqedoni

Parcelat e fotovoltaikëve, PTHP fillon hetmet për 6 persona

27.05.2022 15:08

Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet kundër shtatë personave, dy prej të cilave hetohen...

Prokuroria Themelore Publike ka filluar hetimet kundër shtatë personave, dy prej të cilave hetohen se kanë kryer veprën penale “mashtrim në shërbim” dhe 5 të tjerë për ndihmë në kryerjen e kësaj vepre penale” për shit-blerjen e disa parcelave të dedikuara për ndërtimin e voltazheve fotovoltaike në rajonin Dellçevë-Berovë. Për 6 të dyshuarit PTHP kërkon përcaktimin e masës së paraburgimit, për një tjetër ndalesë për largim nga vendbanimi, ndërsa dyshimet e prokurorisë janë se të gjithë ata kanë realizuar përfitim të pasurisë prej rreth 1.5. million euro.
 
“I dyshuari i parë dhe i dyshuari i dytë, kanë ndikuar në miratimin e analizave të rreme të përgatitura nga aksionari dominues në kompani dhe realizimin e investimit për blerje të pronës së paluajtshme – gjithsej 48 parcela kadastrale në Dellçevë, Gabren dhe Vetren, Berovë, prej të cilave 29 ishin në pronësinë e të dyshuarve tjerë. Të dyshuarit fillimisht i kanë fituar parcelat me marrëveshje formale për dhuratë, të cilat në thelb ishin marrëveshje shitblerjeje, sepse ishin paguar për transaksionin. Kështu, detyrimi për të paraqitur një ofertë me shkrim ose për shpallje publike për tokën është shmangur në mënyrë të paligjshme.”, thuhen në komunikatën e PTHP-së. 
 
LSDM: Mickovski i lidhur me të dyshuarit
 
I minjëherëshëm ishte reagimi i LSDM-së të cilët pyetën liderin e VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se cila është lidhëshmëria e tij me personat e dyshuar. 
 
“Bëhet fjalë për një afer e cila peshon 1.5 milion euro. Të gjitha informacionet që dolën në opinion para disa muajsh nga mediat flasin qartë për një veprim të organizuar kriminal, me mashtrim dhe përvetësim të parcelave në Dellçevë. Pothuajse të gjithë të dyshuarit në aferën “Parcelat kriminale” janë në lidhje me VMRO-DPMNE-në dhe Hristijan Mickoskin. Njëri prej të dyshuarve është truproja i Mickoskit, Vlatko Ilievski, i cili me kontratë të pabesueshme prej 500 mijë euro apo gjysmë milioni euro. Nga informacionet e publikuara në media rezulton se ai ka shitur parcela prej gati 40 mijë metrash katrorë në mënyrë tejet të dyshimtë. Por ai nuk i bleu por i mori si dhuratë.”, tha Darko Kaevski, deputet i LSDM-së .
 
Kreu i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski hedh posht akuzat se ai ka ndonjë lidhëshmëri me të dyshuarit në fjalë. Ai thot se se secili  që ka shkelur ligjin, duhet të përgjigjet para organeve të drejtësisë. 
 
“Po përpiqen ta defukusojnë opinionin prej sjelljes devijante në Kuvendin e RMV-së, prej inflacionit dhe jetës së vështirë të qytetarëve dhe të  gjitha deklaratat tjera që po shohni në përdtishmëri kanë për qëllim të më paraqesin mua sa më negativ dhe i përfshirë me ndonjë të dyshuar. Të jemi të qartë dhe të saktë, besoj në prezumimin e pafajësisë, por edhe kushdo që ka shkelur ligjin, qofshin motra apo  vëllai im, do të mbajnë përgjegjësi. Koha e mosndëshkimit të individëve në shoqëri ka përfunduar.”, tha Hristijan Mickovski, lider i  VMRO- DPMNE-së.
 
Hetimi në fjalë u hap pasi që një ditë më herët  Policia Financiare njoftoi se janë ngritur kallëzime penale ndaj shtatë personave, dy prej të cilëve janë edhe udhëheqës në Termocentralet e EVN-së. 
 
REXHEP QAMILI