Maqedoni

Takimi i koalicionit qeveritar në Sofje, përfaqësuesit e partive bullgare: RMV nuk është gati për negociata me BE-në

27.05.2022 15:28

Këshilli i koalicionit qeveritar bullgar mbledh partnerët e pushtetit për të diskutuar raportet mes Shkupit dhe Sofjes...

Këshilli i koalicionit qeveritar bullgar mbledh partnerët e pushtetit për të diskutuar raportet mes Shkupit dhe Sofjes si dhe përparimet  e shënuara nga takimet dypalëshe kohëve të fundit. Maqedonia e Veriut nuk është gati për t’i filluar bisedimet në këtë fazë, thanë përfaqësuesit e koalicionit bullgar.
 
“Nuk ka temë  për Maqedoninë e Veriut  që do të mund të ndryshonte qëndrimin  e partisë socialiste bullgare. Implementimi i Marrëveshjes së 2017-ës,  mund ta ndryshojë mendimin tonë, por këtë nuk e shohim në në këtë fazë.”, tha Georgi Svilevski nga Partia Socilaiste e Bulgarisë.
 
“Qëndrimi I Bullgarisë demokratike është se, Maqedonia e Veriut mund të bëhet anëtare e BE-së pasi ti ketë plotësuar kushtet tona, dhe ky është qëllim nacional i yni. RMV nuk i ka plotësuar deri më sot as kriteret e Kopenhagës.”, Hristo Ivanov nga  Partia Demokrate.
 
Kovaçevski: S’kam ide çka do të bisedojnë
 
Ndërkohë kryeministri i vendit Kovaçevski, nuk e komenton  takimin e koalicionit bullgar sepse siç thotë, nuk është agjendë e shtetit tonë. Megjithatë siguron se çdo lëvizje eventuale nga ky  drejtim, do t’i kumtohet ministrisë së punëve të jashtme. Sidoqoftë, Kovaçevski nuk e sheh afër mundësinë për një dokument dakordimi për mosmarrëveshjet, sepse për momentin palët vetëm shkëmbejnë ide dhe mendime.
 
“Nuk kam informacione sepse është Këshill i koalicionit në Bullgari, megjithatë nëse ka ndonjë lloj progresi,  do të përcillet në Ministrinë e Punëve të Jashtme… Bisedimet mes dy ministrive janë në nivelin e këmbimit të ideve dhe nuk kanë dokument të pranueshëm për të dyja palët që do të ishte bazë për tërheqjen e veto-s  nga ana e Bullgarisë.”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.
 
Mickovski: BE ti bëj presion Bullgarisë 
 
Kreu I VMRO-DPMNE-së Hristian Mickovski dëhiron datë për fillimin e bisedimeve pa bërë lëshime vendi. Ndërsa fton Brukselin ti bëj presion Sofjes. 
 
“Të bëjnë presionin e nevojshëm ndaj qeverisë në Sofje, ashtu siç u bashkuan për agresionin në Ukrainë, të bashkohen edhe ndaj agresionit politik të Bullgarisë ndaj Maqedonisë.”, tha Hristian Mickovski, kryetar I VMRO-DPMNE-së
 
Kryemisnitri Kovaçevski sërish nuk ka ndarë qëndrim  lidhur me pritshmëritë e samitit të BE-së lidhur me datën për fillimin e bisedimeve. Thotë se nuk kapet për data dhe intervale kohore,  aq më tepër kur vendimi nuk varet nga vendi ynë por nga  shtete e Bashkimit Evropian dhe në veçanti nga Bullgaria.
 
NERMIN MULAKI FEZULLAHU