Maqedoni
Osmani në Kiev: Ukrainës ti ndahet statusin kandidat për në BE
27.05.2022 15:46
Integrimi Evropian dhe lufta në ukrainë kanë qën temat kryesore që janë diskutuar mes shefit të diplomacisë Bujar Osmani....

Integrimi Evropian dhe lufta në ukrainë kanë qën temat kryesore që janë diskutuar mes shefit të diplomacisë Bujar Osmani dhe homologut të tij ukrainas, Dmitro Kuleba në Kiev. Osmani ka theksuar se ai mbështet kandidaturën e Ukrainës dhe se Maqedonia e Veriut që në fillim ka dënuar agresionin rus dhe ka mbështetur sankcionet ndaj saj.
“Maqedonia e Veriut e mbështet propozimin për ndarjen e statusit kandidta për antarsim në BE të Ukrainës. Kjo do të jep sinjal të qart se vendi I Urainës është në BE me mbështetjen e një numri të madh të ukrainasve. Liria e Maqedonisë së Veriut dhe çdo shteti tjetër evropian sot mbrohet në Ukrainë dhe Urkaina e mertion gjith respektin, mbështetjen dhe ndihmën.”, tha ministri i punëve të jashtme, Bujar Osmani.
Kuleba: BE të zgjerohet në Ballkanin Perëndimorë
“Ukraina e mbështet plotësisht anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE dhe dëshirojmë që vendi ynë mik të bëhet pjesë e BE-së sa më shpejt të jetë e mundur. Qëndrimi im është që BE-ja duhet të zgjerohet në vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët kanë vlera të ngjashme dhe domethënëse me ato evropiane.”, tha ministri i punëve të jashtme në Ukrain, Dmitro Kuleb.
Lidhur me agresionin Rus mbi Ukrainën bashkëbiseduesit janë dakorduar se bëhet fjalë për shkelje të rëndë të së drejtës ndërkombëtare, për sulme ndaj ndaj sovranitetit të një vendi, por edhe tentim serioz që të shkatërrohen themelet e sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe global. Gjatë vizitës së Ministrit Osmanit është hapur sërish ambasada e Maqedonisë në Kiev.
JANIJE DURAKU
