Maqedoni
Bislimovski: Nga disa komuna, rryma për amvisri u shfrytëzua për ndriçim publik
27.05.2022 17:35
Brenda 4 muajsh në disa komuna janë bërë shpenzime për energji elektrike prej 30 milion eurosh...

Që komunat t’i ulin shpenzimet për ndriçim rrugor, kanë themeluar ndërmarrje publike thot kreu I KRRE-së Marko Bislimovski, sipas të cilit çmimin e rrymës e kanë paguar si amvisëri. Kanë blerë rrymë nga furnizuesi universal EVN dhe jo në tregun e lirë.Kjo mund të rris llogaritë e qytetarëve për 10%.
“Besoj se elektro distribucioni o të publikojë emrat e atyre komunave dhe qytetarët ta dinë se komunat në vend nuk po kujdesen për ta. Për shkak të raportit jo-korrekt të disa komunave që shpikin ndërmarrje publike që nuk i plotësojnë kushtet për të dalë në tregun e lirë, për ta ulur shpenzimin e ndriçimit rrugor, është bërë shpenzim krejtësisht i panevojshëm për furnizim të energjisë elektrike prej 30 milionë euro”, u shpreh kreu i KRRE-së Marko Bislimovski.
Bislimovski tha se ende nuk ka filluar përllogaritja e shpenzimeve që i kanë paraqitur kompanitë energjetike për çmimin e ri.
“Nuk shoh opcion tjetër për të penguar rritje të madhe çmimesh perveç Elektro ekonomia të sigurojë 100%, pasi deritani ELEM deritani ka siguriar rrymë me 41 euro për megavat orë, dhe çdo megavat I pa prodhuar nga ELEM do të thot furnizim nga tregu I lirë, ku çmimi është gjashtë here më i lartë apo 250 euro për megavat orë”, theksoi Bislimovski.
KRRE po përgadit çmimoren e re që do të fillojë të zbatohet nga korriku, sipas të cilës konsumatorët më të mëdhenj do të paguajnë më shumë se sa konsumatorët e vegjël.
FITORE DEMOLLI
