Botë
Shqipëri: 36 të infektuar me COVID në 24 orët e fundit, tre pacientë po trajtohen në spital
27.05.2022 19:20
36 qytetarë rezultuan të infektuar me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë...

Në 24 orët e fundit nga 616 testime rezultuan pozitivë me COVID 22 qytetarë në Tiranë, 3 në Sarandë, 2 në Mat, Fier, Korçë, 1 në Durrës, Rroskovec, Vlorë, Delvinë, Kuçovë.
Janë 304 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 23 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,247 që nga fillimi i epidemisë./Top Channel
