Kumanovë: Pas pandemisë, rritet interesimi për qendrat e njohura turistike
Pas pothuajse dy vitesh kohë Pandemie me Korona Virusin....

Pas pothuajse dy vitesh kohë Pandemie me Korona Virusin, dhe falë qrësimit të situatës me rënien drastike të të infektuarve , më në fund po vërehet dëshira e madhe nga ana e qytetarëve për të udhëtuar për pushime verore.
Në pamundësi për të udhëtuar dhe shijuar pushimet verore për gati 2 vjet si shkak i Pandemisë, nga operatorët turistik që merren me organizimin e pushimeve verore, shprehen të kënaqur nga ky interesim i qytetarëve.
Edhe pse si sektorë më i goditur nga Pandemia, megjithatë kohëve të fundit mund të vërejmë dritë në fund të tunelit.
“Përgjatë dy viteve që kemi patur Pandeminë e Korona Virusit, ndihma nga ana e shtetit apo qeverisë ka qenë minimale apo zero. Sektori i cili ka qenë më i dëmtuar gjatë Pandemisë jemi ne sektori i turizmit dhe për atë nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme. Jemi të përgatitur në të gjitha aspektet mirëpo vërehet ende shqetësimi tek qytetarët për të udhëtuar në vendet turistike pasi siç e dijmë shumica e shteteve ende i kanë në fuqi masat mbrojtës nga COVID-19, me përjashtim të Shqipërisë, e Turqisë që i kanë hjekur të gjitha masat mbrojtëse, prveçse në rastet me fluturime me Aeroplan mundet që ndonjëher të kërkojnë teste”, - theksoi mes tjerash Drita Osmani, nga AT “ Debi-Turs” në Kumanovë.
Osmani, thekson se si destinacione më të preferuara qytetarët kanë, Shqipërinë, Turqinë si dhe Egjiptin, por gjithashtu njofton se momentalisht në disa prej shteteve nuk kërkohen masa mbrojtëse me qëllim parandalimin e COVID-19.
“Besojmë dhe shpresojmë se këtë verë do të kemi një bum turistik pas këtyre viteve që na kaploi Pandemia”, theksoi mes tjerash Drita Osmani.
Ndryshe, siç informojnë operatorët turistik, për dallim prej viteve të tjera sivjet vërehet ndryshim dhe ngritje e çmimeve për në vendet turistike. (Fatlum Aqifi, TVM2)
