Ahmeti dënon sulmin në Paris dhe kërkon ndëshkim të merituar për vrasësit

08.01.2015 15:14

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, e ka cilësuar sulmin ndaj revistës “Charlie Hebdo” si një akt të tmerrshëm....

Ai tha se sulmi duhet të dënohet nga e gjithë bota e civilizuar dhe të marrë dënimin e merituar.

“Unë jam i bindur që Franca do të qëndrojë e fortë pas këtij akti qyqar dhe do të ngrihet përtej përpjekjeve të vrasësve për të mbjellë urrejtje midis njerëzve”- tha Ahmeti, ndërsa u shprehu ngushëllime familjeve të të vrarëve.