Zelenski, Rusia zbaton politikën e gjenocidit
Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski tha se Rusia zbaton politikë gjenocidi dhe se ndodhitë katastrofale në vend do të kishin mundur të parandaloheshin nëse fuqitë botërore do të kishin bërë presion që të vihet fund luftës.
Ai më tej shton se Kievi nuk do të heqë dorë nga Donbas.
“E kuptojmë se njerëzit janë të vetëdijshëm për gjithçka dhe bëjnë presion mbi autoritetet e tyre. Pushtetarët frigohen se shoqëria do tua merr pushtetin dhe vendosin sanksione. Por jashtë skenës i ndihmojnë Rusisë të shmang shumë sanksione dhe për fat të keq nuk shohim se sanksionet bëjnë presion mbi Rusinë. Sanksionet janë arma e vëretetë kundër Rusisë e cila po merr jetëra njerëzish” – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski.
Zelenski më tej shtoi se Rusia merr miliarda euro në ditë nga evropianët për tu furnizuar me energji, përderisa BE po mundohet të arrijë marrëveshje për gjashtë pako sanksione kundër Mosksës.
Ai më tej shtoi se Ukraina çdoherë do të jetë shtet i pavarur dhe nuk do të asgjësohet. Autoritetet në Harkov bënë të ditur se granatimi rus ka marrë jetën e së paku shtatë civilëve. Luftime të ashpra ka në veri dhe perendim të vendit.
“Armiku po zhvillon operacione aktive dhe intensive në drejtim të Donjeckut. Vazhdon edhe granatimi i njësive tona nga linja që shpie deri te kontakti me sulme raketore” – u shpreh Oleksandër Shtupun, nga Shatbi Gjeneral i Forcave të armatosura të Ukrainës.
“Nuk dua askush të kaloj këtë, o Zot me të vërtetë është situatë tmerruese” – tha një qytetare .
Guvernatori i Luganskut konsideron se forcat ukrainase ndoshta do të duhet të tërhiqen nga beteja e fundit, që mos të ketë marrje të pengjeve, sepse forcat ruse janë në Donjeckun Verior.
“Konflikti në Ukrainë ka hyrë në muajin e katërt. Kolegët tanë janë të shqetësuar për fatin e civilëve sepse armiqësitë esklaojnë në veçanti në Lugansk dhe Donjeck” - tha Zëdhënësi i Sekretarit Gjeneral të KB-ve, Stefan Bujariç.
Presedidenti i Rusisë Vlladimir Putin e shënoi ditën e rojës kufitare.
“Dua ti lëvdëroj aksionet e guximshme dhe të kordinuara mirë të personleit të shërbimit kufitar rus për parandalimin e çdo lloji të provokimit dhe tentimeve për sabotazhë para së gjithash në pjesët e kufirit tone në rajonet e opercaioneve speciale ushtarake” – theksoi Presidenti rus, Vladimir Putin.
Ministria ruse e mbrojtjes konfirmoi se qyteti Krasni Liman në Donjeck është liruar tërësisht nga nacionalistët ukrainas. Ndërkohë admirali rus Gorshkov me sukses testoi raketën e re cirkon me lokacion mbi detin e bardhë. (Flutura Latifi, TVM2)
