Rikonstruohet pista në Aeroportin e Shkupit, prej orës 17 normalizohen fluturimet
“TAV Maqedoni” sot do ta përfundojë rikonstruimin e pistës....

“TAV Maqedoni” sot do ta përfundojë rikonstruimin e pistës në Aeroportin ndërkombëtar të Shkupit dhe prej orës 17 fluturimet do të fillojnë të zhvillohen gjatë tërë ditës dhe natës.
Punët ndërtimore të pistës kanë filluar më 28 mars, prej kur edhe orari i fluturimeve është ndryshuar, respektivisht fluturimet janë zhvilluar prej orës 17 deri ora 9 çdo ditë, ndërsa prej orës 9 deri ora 17 punohej në pistë, e cila është e gjatë 2.950 metra dhe e gjerë 45 metra.
Pista është rikonstruar për herë të parë pas vitit 1996, kur rikonstruimi ka zgjatur dy muaj e gjysmë, ndërsa aeroporti atëherë ka qenë tërësisht i mbyllur dhe komunikacioni ajror ka qenë i transferuar në Aeroportin e Ohrit.
“TAV Maqedoni” i këshillon udhëtarët që rregullisht t’i ndjekin dhe kontrollojnë ueb-faqet e aviokompanive, me qëllim që t’i shohin ndryshimet më të reja eventuale për fluturimet nga-deri Aeroporti ndërkombëtar Shkup. Në ueb faqen e aeroportit, në kategorinë “Fluturime” (arritje-nisje), informatat për ndryshime eventuale në rendin e fluturimeve azhurnohen rregullisht dhe në kohë reale, siç “TAV Maqedoni” i merr nga kompanitë.
