Rritet vetëdija e qytetarëve ndaj diskrimnimit
Diskriminimi si dukuri vazhdon të jetë aktual në shoqërinë tonë....

Diskriminimi si dukuri vazhdon të jetë aktual në shoqërinë tonë, teksa rritet vetëdija e qytetarëve për paraqitjen e të njejtës.
Në katër muajt e parë të vitit 2022 qytetarët kanë parashtruar rreth 57 ankesa për diskrimimin pranë Komisionit për parandalimin dhe mbrojtjen nga Diskriminimi.
Dominojnë ankesat për mediat, ku bëjnë pjesë edhe portalet dhe rrjetet sociale, ndërsa më të diskriminuara janë grupet e margjinalizuara.
Në 26 raste është vërtetuar diskriminim, disa nga ankesat janë refuzuar, ndërsa tek një pjesë e tyre është vepruar mbi rastin por nuk është vërtetuar diskrimimi.
“Më së shumti ankesa janë parashtuar në fushën e informimit publik dhe mediave, ku hynë portalet dhe rrjetet sociale. Më pas qasja deri tek shërbimet e mira, puna dhe marrëdhëniet e punës. Kjo e fundit është fushë që përsëritet nga viti paraprak. Sa i përket bazave për diskriminim që i paraqesin qytetarët, më të pranishme janë grupet e margjinalizuara, statusi personal dhe ai social, orientimi seksual dhe identiteti gjinorë” – thonë nga Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga Diskriminimi.
Në rastet kur vërtetohet se bëhet fjalë për diskriminim, diskriminuesi duhet të respektojë rekomandimet e Komisionit, në të kundërtën do të përballet me padi për kundërvajtje.
“Pasi Komisioni të vërtetojë diskiminimin, sjellë rekomandim deri tek diskriminuesi, ku i jipet afat të veprojë dhe të mos ketë diskiminim. Afati Ligjorë është 30 ditë dhe ai mund të vazhdohet deri në 6 muaj varësisht nga çështja për të cilën duhet të vërtetohet diskriminimi. Mendimet nuk janë ligjërisht të obligueshme por nëse diskriminuesi i mundshëm nuk vepron mbi rekomandimet, atëherë Komisioni ka obligim ligjorë të paraqesë kërkesë për ngritje të procedurës për kundërvajtje” – thonë nga Komisioni për parandalimin dhe mbrojtjen nga Diskriminimi.
ontribut në ngritjen e vetëdijës së qytetarëve për njohjen dhe paraqitjen e diskriminimit kanë pasur fushatat e realizuara nëpërmjet të cilave qytetarët janë informuar se si të dallojnë diskriminimin, ku dhe si ta paraqesin.
Mënyra më e lehtë për paraqitjen e diskriminimit është përmes ueb faqes së Komisionit për mbrojtje nga Diskriminimi, me shkrim me formularë të Komisionit apo dhe ankesë të formuluar personalisht, por egziston mundësia edhe për paraqitje të diskriminimit gojarisht në procesverbal. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
