Mickovski, rryma do të shtrenjtohet për 10 %

28.05.2022 16:29

Pushteti ka kapituluar para krizës energjetike....

Pushteti ka kapituluar para krizës energjetike dhe nga 1 korriku kjo në mëynrë direkte do të ndikojë tek xhepi i qytetarëve.  Çmimi i rrymës do të rritet për minimum 10 përqind, konsideron lideri i VMRO DPMENE –së, Hristijan Mickovski.

Si arsye janë që bagerat e REK Manastirit nuk nxjerrin qymyr për shkak të vërshimeve.

Çmimi i ndriçimit rrugor dhe prodhimit të vogël të energjisë elektrike për dy vite kemi për 250 milion euro prodhim më të ulët të energjisë elektrike, ndërsa tenderët realizohen në katër sy.

Zgjidhja për vendin është që të kthehet prodhimi i rrymës nga viti 2019, thekson Mickovski.

“Flasim për 250 milion euro për vetëm dy vite prodhim më të ulët. Për këtë arsye qytetarët paguajnë pesë vitet e fundit për 30 përqind energji elektrike më të shtrenjtë dhe për këtë shkak do të paguajnë qytetarët nga 1 korriku minimum 10 përqind fatura më të larta të energjisë elektrike” – tha Lideri i  VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

ESM është mbrojtëse e çmimit të rrymës elektrike dhe garant për parandalimin e rritjes së çmimeve për qytetarët. Kombinati i dërgon energji EVN HOME me çmim të rregulluar, me qëllim që çmimet e larta të berzave të mos i dëmtojnë qytetarët. Padituria ose dashakeqësia e Mickovskit janë të  palejueshme në përmasa të tilla,  thuhet në demantin e Elektranave të Maqedonisë.

Nga 1 korriku do të ketë ngrirje të çmimeve të produkteve themelore. Zvkryeministri Bytyqi thotë se na pret rritje e madhe e çmimeve.

“U qetësuan situata të caktuara në përgjithsi në zingjirin e vlerave ajo që kishte për një moment ndalimin e ofertës u përmirësua, por gjithsesi sy hapur do ti ndjekim gjendejte nëse duhet të intervenojmë për parregullsi everntuale në sektorin privat ngaindivid t caktuar të njejti do të dënohen” – deklaroi Zv. Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi.

Përderisa Qevria qetëson situatën, opozita apelon të mos goditet standardi i qytetarëve. Pas kërkesës për takim liderësh me të vetëmën pikë  për zgjedhje të parakohshme, Mickovski thotë se mund të bisedohet edhe për temat që janë në interes të qytetarëve dhe standardit të tyre. (Flutura Latifi, TVM2)