VMRO-DPMNE: LSDM po mbron Xhaferin nga përgjegjësia
VMRO-DOMNE edhe më tëj akuzon LSDM-në...

VMRO-DOMNE edhe më tëj akuzon LSDM-në se për çështje të pushtetit po mbron Kryeparlamentarin Talat Xhaferi nga përgjegjësia. Nikollovski i vlerësoi si të pamoralshëm, Xhaferin dhe LSDM-në.
“LSDM çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje lutet që BDI të mos ju dalë nga Qeveria, pasi që e dinë se mënyra e vetme që për disa muaj të anulojnë tornado dhe për atë e mbrojnë Talat Xhaferin deri në fund. Për karakterin e Talat Xhaferit më mirw flet mënyra se si u zgjodh. Njeriut duhet ti vijë turp të zgjidhet në atë mënyrë dhe nuk do të është dashur ta kryej atë funksion. Ai siç shihet e mban funksionin, nuk ka as turp as moral, ndërsa moral më të ulët se ai kanë këta të LSDM-së që e mbrojnë.” – tha Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE
Më 26 maj në Kuvend ka mbretëruar atmosferë e tensionuar, pasi kryeparlamentari Talat Xhaferi ka urdhëruar mbylljen e dyerve të sallës plenare për numrimin e deputetëve të pranishëm.
Kjo ka shkaktuar reagimin e deputetëve të VMRO-DPMNE-së sipas të cilëve kryeparlamentari Xhaferi ka shkelur rregulloren dhe të drejtat e deputetëve.
Grupi i deputetëve të VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar interpelancë për kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.
Megjithatë sipas Kryeparlamentarit,Talat Xhaferi në këtë rast nuk ka pasur shkelje të Rregullores dhe procedurës.
Sipas tij VMRO-DPMNE po interpreton rregulloren sipas nevojave të saj. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
