Shkup: Gjobiten 184 shoferë, thyen rregullat e komunikacionit

29.05.2022 11:50

Policia në territorin e qytetit të Shkupit....

Policia në territorin e qytetit të Shkupit dje ka shqiptuar gjithsej 184 gjoba, ndër të cilat 25 sanksione për drejtim të automjetit me shpejtësi më të madhe se norma e lejuar, 38 masa për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 18 sanksione për kundërvajtje nga motoçiklistë si dhe 16 gjoba për vozitje pa patentë shofer, njoftojnë nga MPB.

6 sanksione janë vendosur për përdorimin e celularit, 3 sanksione për automjete të paregjistruara, 5 sanksione për kundërvajtje nga këmbësorët, 9 masa për mosdhënie përparësie për këmbësorët, 5 për shofer fillestar dhe gjoba të ngjajshme.

MPB bën me dije se vazhdojnë kontrollet e intensifikuara aksionare dhe apelojnë qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.