Përmbytjet e djeshme, stabilizohet situata në minierën e Suvodollit
Rreshjet e forta të shiut dhe breshëri i ditës së djeshme....

Rreshjet e forta të shiut dhe breshëri i ditës së djeshme shkaktuan vërshime dhe pellgje të mëdha ujëmbledhëse në minierën e Suvodollit, prej nga sillen sasitë më të mëdha të thëngjillit në TEC Manastir.
Stuhia që goditi ditën e djeshme zonën e minierës ka shkaktuar vështirësi të mëdha në fushën e gërmimit dhe në pozicionet ku ndodhen ekskavatorët e mëdhenj dhe sistemet e transportit të qymyrit.
“Kombinati po punon aktualisht me të gjitha burimet njerëzore dhe teknike që ka për të rehabilituar situatën dhe nxjerrjen pa probleme të qymyrit, i cili është normalizuar, por që zhvillohet në kushte të vështira.
Situata është normalizuar, puna e sistemeve vijon pa probleme të mëdha, vijon puna me gërmimin e mbetjeve dhe qymyrit. Po riparohen dëmet e shkaktuara nga përmbytjet e djeshme. Nga vitet e kaluara nga eksperienca në terren janë duke punuar të gjitha ekipet, po rinovohet rrjeti i kanaleve dhe po vendosen pompa dhe tubacione shtesë për të parandaluar disa aksidente të mëdha që do të ndodhnin gjatë reshjeve të dendura që shpresojmë se do t'i kapërcejnë kësaj rradhe. Në venddepozitime kemi një sasi të madhe të thëngjillit për prodhim të pandërprerë të energjisë elektrike dhe për momentin qymyri është prodhuar pa problem”.
