Heqje e veto-s bullgare, Arsovski: Epilogu pozitiv, i vështirë
Gjasat për të pasur epilog pozitiv....

Gjasat për të pasur epilog pozitiv në samititn e Bashkimit Evropian nuk janë shpresëdhënëse, sepse palët akoma nuk kanë qëndrim dhe dokument të përbashkët, për ta paraqitur atë në takimin e rregullt të Brukselit zyrtar, thotë analisti politik, Petar Arsovski.
Ai fajëson edhe bashkësinë ndërkombëtare në këtë rast, sepse vlerëson se ishin vonë në shtimin e diplomacisë shtrënguese ndaj Bullgarisë. Për këtë aryse, nuk besohet në tërheqjen e veto-s ndaj shtetit tonë.
“Iniciativa e përforcuar diplomatike do ta rris presionin ndaj Bullgarisë por nuk jam i sigurt se kjo do të rezulton me tërheqjen e veto-s në qershor, sepse, ky presion po vjen pak me vonesë . Sikur të kishte filluar më herët, ndoshta do të kishte fryt më serioz. Për momentin edhe situata politike në Bullgari është pak e komplikuar dhe nuk dihet a do të mbijetojë qeveria e Petkovit . Sidoqoftë, është lajm i mirë për neve se presioni është i kthyer kah Sofja” – tha analisti politik, Petar Arsovski.
Vetëm edhe tri javë nga Samiti i këshillit të BE-së, zyrtarët e Shkupit nuk japin qëndrim konkret për pritshmëritë e tyre. Ndërkohë, Sofja zyrtare duket se s'do të lëshojë pe për kërkesat ndaj vendit tonë, pas së cilës qëndron edhe konsensusi nacional bullgar. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)
