Ndryshimet e kodit zgjedhorë, Bilalli:Partitë veprojnë sipas interesave të veta
Njohësit e rrethanave politike në vend....

Njohësit e rrethanave politike në vend nuk besojnë se së shpejti partitë politike mund të gjejnë një kompromis rreth ndryshimeve të Kodit Zgjedhorë inicijativë që i ndanë në qëndrime të gjitha partitë e përfaqësuara në kuvend.
Profesori universitarë Mersel Bilalli thotë se secila parti vepron nga pozicioni i interesave të veta prandaj nuk beson në një zgjidhje të shpejtë.
Ai ngrit nevojën e një zgjidhje për diasporën që ata të mund votojnë në formë elektronike.
“Në qoftë se arrihet një farë kompromisi që ata persona të votojnë përmes postës elektronike jo në përfaqësi diplomatike dhe konsullore atëherë prap kemi një balancim një ekuilibrim të procesit përndryshe mund të sjellë siç themi një njësi zgjedhore një situatë të palakmueshme prandaj duhet të mendohen shum mirë dhe mendoj se këtu çdo parti vepron nga pozicioni i interesave të veta se si mund e gjithë kjo të përfundon. Nuk jam optimist se mund të gjindet zgjidhje sidomos forma elektronike” – tha profesori universitar, Mersel Bilalli.
Partitë opozitare sidomos ata maqedonase bëjnë presion për zgjedhje nga ana tjetër kërkojnë ndryshim të Kodit Zgjedhorë, sa është kohë e mjaftueshme që partitë politike t’i qasen seriozisht këtij problemi ?
“Kam përshtypjen se edhe ata që kërkojnë zgjedhje tani, objektivisht janë të bindur se situatë zgjedhje nuk ka. Faktori i jashtëm në lidhje me situatën në Ukrainë pra është faktor plotësues i cili nuk don të dëgjon për zgjedhje të parakohshme pra konsenzus nuk mendoj se mund të arrihet shpejt.Mjafton që ata që nuk duan zgjedhje të mos të pajtohen për ndryshime sepse duhet një konsenzus i katër partive më të mëdha por bile edhe të partive më të vogla preferohet që të ket një pajtim të tyre kështu që nuk jam i bindur se do të bëhet lehtë kjo punë dhe nuk jam i bindur se edhe ata që kërkojnë zgjedhje me të vërrtetë duan zgjedhje” – tha Bilalli.
Aktualisht, në Maqedoninë e Veriut 120 deputetë zgjidhen sipas modelit të pastër proporcional në 6 njësi zgjedhore, i cili zbatohet nga viti 2002 deri në zgjedhjet e fundit të mbajtura në vitin 2020. (Naim Ramadani, TVM2)
